LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Maqedoni pre e mashtrimit “BigCommerce+”, nuk ka shpresa për kthimin e parave

Qytetarët në Maqedoni pre e mashtrimit “BigCommerce+”, nuk ka shpresa për kthimin e parave

Ditëve të fundit “BigCommerce+” është bërë temë aktuale në Maqedoninë e Veriut, pasi disa qytetarë janë mashtruar në këtë platformë elektronike, të cilët kanë investuar para me qëllim që të njëjtat t’i shumëfishojnë.

Në rrjetet sociale kanë dalur shumë qytetar, të cilët thonë se kanë rënë pre e këtij mashtrimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur rreth kësaj çështje, ndërsa deklaroi se kjo platformë origjinën nuk e ka në Maqedoninë e Veriut.


Ai gjithashtu tha se shteti nuk ka mënyra për t’i ndaluar këto lloj mashtrimesh.

Studiuesi i shkencave kompjuterike Fida Iseni, tha se “BigCommerce” është investim në diçka që mund të zhduket aty për aty. Ai vlerëson se për momentin bursa e kriptomonedhave ka rënë.

“Edhe nëse kthehet, sërish do të bie. Për momentin mund të them se ka rënë. Më vjen keq ta them se do të ketë shumë persona që thonë se kanë rënë pre e këtij mashtrimi, por fatkeqësisht shpresat janë të vogla. Kjo është më e keqe sepse nuk njohim as njerëzit”, tha Iseni.

Fida Iseni së bashku me Llokman Mustafa, janë skeptik se paratë e investuara në “BigCommerce” mund të kthehen ndonjëherë.

Në polici nuk ka paraqitje për mashtrim nga “BigCommerce”, por bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes kur t’u ofrohen përfitime joreale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori