LAJMI I FUNDIT:

Musliu, Kurtit: Mos ik, hajde ulu frikacak – nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

Musliu, Kurtit: Mos ik, hajde ulu frikacak – nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

Gjatë seancës së Kuvendit ku po duskutohet për rritjen e çmimit të energjisë, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.

Pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, Kurti doli nga seanca. Kjo shkaktoi reagimin e Musliut e cila i kërkoi që të kthehej në seancë.

“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve. Si rezultat ky kombinim…, rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve…”, tha deputetja e PDK-së.


Kurti sqarohet për “fantazinë” dhe qytetarët që s’kanë ditur sa paguajnë rrymë
Lexo po ashtu Kurti sqarohet për “fantazinë” dhe qytetarët që s’kanë ditur sa paguajnë rrymë

Tutje Musliu tha se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike, Kurti do ta digjte flakë vendin.

“Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu.

Në këtë debat, ndërhyri edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai i tha Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”./Telegrafi/