LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi – Petkov: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë në interes të rajonit

Xhaferi – Petkov: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë në interes të rajonit

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Kirill Petkov, Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryeparlamentarit, Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për takimin e sotëm i cili është ndër të parët në agjendën e politikës së jashtme të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, me çka tregohet hapje dhe gatishmëri për futjen e rrjedhave të reja, të freskëta në politikën ndaj vendeve fqinje.

“Ai i theksoi përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal me të gjitha vendet në rajon dhe më gjerë, me ç’rast nënvizoi se për vendin tonë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Bullgarisë është me rëndësi thelbësore”, thuhet në njoftim.


“Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në vitin 2017 paraqet përparim të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve të dy vendeve dhe me këtë konfirmohet zotimi për respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Ai paraqet një bazë të mirë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehu pritjen që bashkëpunimi të forcohet dhe avancohet akoma më shumë në të ardhme.

“Në raport me bashkëpunimin e ndërsjellë parlamentar, Kryetari i Kuvendit shprehu se nevojitet që ai bashkëpunim të vazhdojë dhe të dinamizohet me më shumë kontakte, si në nivelin më të lartë, ashtu edhe përmes bashkëpunimit në nivel të trupave punues parlamentar dhe Gupeve Parlamentare të Bashkëpunimit. Në të ardhme, doemos ti kushtohet më shumë vëmendje dhe interes ndërlidhjes infrastrukturore më të mirë ndërmjet dy vendeve me anë të Korridorit 8 edhe atë, mbi të gjitha, ndërlidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe digjitale, që do të mundësojë avancimin e bashkëpunimit afarist ndërmjet dy vendeve dhe këmbim më të madh të njerëzve, mallrave dhe
shërbimeve, për të cilat ekziston potencial shumë i madh. Korridori 8 do e ndërlidhë Detin e Zi me Detin Adriatik, me çka do të tejkalohet konteksti rajonal dhe do të mundësohet ndikimi më i madh i rajonit në nivelin botëror”

“Në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjegjësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Kryetari Xhaferi nënvizoi se është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe sipas tij, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në interes të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, sidomos të Bullgarisë”

“Kryeministri Petkov shprehu kënaqësi të madhe nga vizita dhe nga të gjitha takimet dhe bisedat e sotme që kishte mundësi ti realizojë. Informoi se tani më janë akorduar grupet qeveritare të punës dhe pritet që ato të kenë takime pune së paku një herë në muaj. Pret që së shpejti të vendoset linja ajrore Shkup – Sofje, me çka do të mundësohet komunikim në i mirë ndërmjet qytetarëve të dy shteteve, Theksoi se në rajonin ballkanik jetojnë 65 milionë banorë dhe se në rrethana ndryshe, pa barriera, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, relacionet e biznesit do të avancoheshin dhe për gjtihë rajonin do të krijohej një imazh më i mirë në kornizat botërore. E mbështeti nismën për
dinamizmin e bashkëpunimit parlamentar dhe konsideron se në kohën më të shpejtë duhet të realizohen vizita në nivelin më të lartë parlamentar. Republika e Bullgarisë me të vërtetë do të jetë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/