LAJMI I FUNDIT:

Latfi dhe De Riu bisedojnë për mbëshjetjen italiane për kardiokirurgjinë në Kosovë

Latfi dhe De Riu bisedojnë për mbëshjetjen italiane për kardiokirurgjinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prit sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin bisedoi për gjendje me pandeminë COVID-19 dhe për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Në këtë takim ministri Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria dhe populli Italian për shëndetësinë në Kosovë.

Latifi e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.


Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.

Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë.

Ministri dhe Ambasadori theksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në shëndetësi dhe përkrahjen për sektorin shëndetësor të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori