Me qindra qytetarë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së Kadri Veselit. Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pasditen e sotme është varrosur 93 vjeçarja, Ajshe Veseli.
Në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë ish-kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. Për këtë familjarët kanë thënë se nuk janë të informuar nëse e kanë lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Ajshe Veseli ishte grua e fortë e bujare.
Sipas tij, ky varrim është edhe më i vështirë për shkak se Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk merr pjesë në lamtumirën e fundit.
“Ka qenë një grua e fortë, bujare, e cila ka reflektuar atë madhështinë të cilën jemi mësuar ta identifikojmë te nënat shqiptare. Dhe sot ishim për të nderuar këtë nënë shqiptare për jetën e saj, por pa dyshim që në këtë moment edhe kjo humbje, vdekje dhe ky varrim bëhet më i vështirë për faktin që as këtë herë, siç ndodhi edhe para gjashtë muajve me babin e tij, nuk ishte me ne miku ynë, kryetari Kadri Veseli dhe vërtetë kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë rast. Gjithsesi ne besojmë që edhe kjo betejë e fundit e tepër e rëndësishme me të cilën po ballafaqohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij është çmim i lartë por do të jetë beteja që do e vulos edhe një herë drejtësinë e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Krasniqi.
Djali i axhës të Kadri Veselit, Hysniu tha se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Po ashtu, ai ka njoftuar se nuk e dinë nëse është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.
“Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm, për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tonë nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai.
Në varrimin e Ajshe Veselit kanë marrë pjesë edhe Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Shaqir Totaj dhe figura të tjera të Partisë Demokratike të Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë