LAJMI I FUNDIT:

Gjilanasi mbyllë në banesë të dashurën e tij, nuk mund të dilte jashtë

Gjilanasi mbyllë në banesë të dashurën e tij, nuk mund të dilte jashtë

Një person në Gjilan ka mbyllur në banesë të dashurën e tij, me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

Policia njofton se ankuesja femër kishte njoftuar vëllezërit e saj, të cilët më pas janë përleshur fizikisht me të dyshuarin, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.


Tutje, Policia bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.  /Telegrafi/