Sa më shumë flemë, aq më shumë harrojmë: Si e pastron truri informacionin?
Sasia e pamjaftueshme e gjumit zvogëlon aktivitetin e trurit dhe aftësinë për të mësuar, mbajtur mend dhe përqendruar
Por harresa është në fakt e dobishme dhe e rëndësishme për funksionimin e mirë të trurit, transmeton Telegrafi.
Neurologu dr. Scott Small, i cili po hulumton sëmundjen e Alzheimerit, shpjegon se mungesa e gjumit në fakt krijon shumë kujtime, dhe rezultati është truri i mbingarkuar dhe mungesa e hapësirës për të krijuar kujtime të reja, kështu që është më e lehtë të harrosh disa informacione të rëndësishme, shkruan MindBodyGreen.
Çfarë ndodh me kujtesën kur flemë?
– Një nga funksionet bazë të gjumit është pastrimi i kujtesës – shpjegon dr. Small.
Ideja u prezantua nga biologu molekular dhe fituesi i çmimit Nobel, Francis Crick, i cili konstatoi që ne të flemë në mënyrë që të mund të harrojmë. Kjo do të thotë që në një ëndërr truri ynë fshin të dhëna të parëndësishme.
Nëse trurin e përfytyrojmë si një fushë të madhe, kurse kujtimet janë bari që mbin nga toka, ëndrra mundëson mirëmbajtjen e fushës dhe largimin e copave të barit të panevojshëm.
Nëse nuk flemë mjaftueshëm, truri nuk mund të fshijë informacionet e parëndësishme. Domethënë, ne takohemi çdo ditë me një mori informacionesh për të cilat ndoshta as nuk jemi në dijeni.
– Truri mund të kujtojë mijëra detaje dhe shumica e tyre nuk janë të rëndësishme për jetën tonë – thekson Small.
Si të bëni gjumë më të mirë për kujtesë më të mirë?
Teoria ka kuptim, sepse gjumi është çelësi për rivendosjen e të gjitha përbërjeve qelizore në trup dhe rikuperimin e tyre, dhe kjo përfshin kujtimet.
Për të bërë gjumë më të mirë, mbani dhomën tuaj të gjumit në temperaturën e duhur, shkoni në shtrat rregullisht në të njëjtën kohë dhe shikoni vaktet tuaja para gjumit pasi ato gjithashtu mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë