Në Maqedoninë e Veriut qeveria e re pritet të votohet në mesin e muajit janar.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se me formimin e qeverisë së re shmanget një krizë politike, e cila do të dëmtonte shtetin dhe interesat e qytetarëve.
“Sfidë e veçantë ka qenë që pas zgjedhjeve lokale u bë tendencë për vënie në rend dite të votimit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mossuksesit te asaj iniciative erdhi deri tek ndryshimet e përbërjes së shumicës parlamentare që në një periudhë gati 20 ditore kemi qenë në pozicionin e ndarjes së barabartë të mandatave, do te thotë 60-60 mandate dhe kalim të një subjekti politik nga shumica parlamentare në opozitë dhe anasjelltas, subjekti tjetër politik nga opozita në shumicën parlamentare, që nënkuptonte nevojën për organizim të kyçjes së atij subjekti në strukturën e shumicës parlamentare, dhe së fundi qeveria aktuale do te thotë kryeministri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, thotë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë kabintetit qeveritar të Maqedonisë së Veriut çka edhe u konstatua nga Kuvendi në një seancë të mbajtur disa ditë më parë. Qeveria pritet të votohet muajin e ardhshëm dhe data 18 janar shihet si mundësi kur vendi fqinj do të ketë ekzekutivin e rid he mandate fillon nga 29 janari”, tha Tala Xhaferri, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi thekson nevojën që vendi t’i përmbahet rregullit që zgjedhjet të mbahen çdo katër vjet, përjashtuar rastet kur deputetët vendosin për shpërndarjen e parlamentit.
“Është shmangur një krizë e re politike për faktin që Republika e Maqedonisë së Veriut nga 2008 e këndej pesë cikle zgjedhore parlamentare janë të parakohshme dhe me përcaktim kushtetues zgjedhjet e parakohshme janë përjashtim si rregull, për fat të keq, përjashtimi është vërë rregull tanimë dhe në këtë kontekst mendoj që ne duhet t’i kthehemi rregullit katërvjeçar të zgjedhjeve parlamentare. Kriza politike gjithsesi që do të dëmtonte edhe vendin dhe interesat e qytetarëve këtu, por edhe proceset do t’i dëmtonte, ajo është e patjetërsueshme nuk do koment që sidoqoftë çdo krizë politike ka për pasoja edhe kriza të tjera rrjedhëse, qofshin ato marrëdhëniet me fqinjët, qofshin marrëdhëniet ndërkombëtare, qofshin vet situata brenda në vend”, shton kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Më 23 dhjetor kryeministri Zoran Zaev dorëzoi dorëheqjen e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ky veprim erdhi si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale të tetorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë