LAJMI I FUNDIT:

Milorad Dodik dhe Mirko Okoliq mbajtën një takim sekret me oficerët serbë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës e Hercegovinës

Milorad Dodik dhe Mirko Okoliq mbajtën një takim sekret me oficerët serbë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës e Hercegovinës

Oficerët e rangut më të lartë të kombësisë serbe në Forcat e Armatosura të Bosnjës e Hercegovinës mbajtën një takim sekret me anëtarin e Presidencës nga Republika Srpska, Milorad Dodik dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Mirko Okoliq.

Siç mëson Istraga, në emër të Forcave të Armatosura në këtë takim ka marr pjesë gjeneralmajor Gojko Knezeviq, zëvendësshefi i Shtabit të Përbashkët gjeneralmajor Radovan Iliq, komandanti i Forcave të Armatosura brigadieri Radovan Joviq dhe komandanti i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë brigadieri Milorad Krajsumoviq.

Se Dodik ishte në Sarajevë dëshmohet nga një deklaratë nga kabineti i tij që informon publikun se, “në Sarajevën e Re është mbajtur takimi midis presidentes së Republika Srpska, Zeljka Cvijanoviq, anëtarit të Presidencës, Milorad Dodik, kryetarit të Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija dhe kryetarit të kësaj komune Jovan Katiq”.


Mirëpo, asnjë fjalë për takimin me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura.

I pyetur se nëse ai dhe tre oficerë të tjerë të lartë të kombësisë serbe kishin një takim sekret me Dodikun, Okoliq nuk e ka mohuar takimin.

Escobar: Bosnja është një nga vendet më të korruptuara në Evropë
Lexo po ashtu Escobar: Bosnja është një nga vendet më të korruptuara në Evropë

“Nëse bëhet fjalë për të ngrënë drekë, kjo është krejtësisht normale. Dhe për sa më përket mua, sa herë që ka takim zyrtar me ndonjë anëtar të Kryesisë, asnjëherë nuk është i ndaluar”, është përgjigjur Okoliq.

Kujtojmë se pas Deklaratës së SNSD-së të miratuar në Palam, autoritetet e Republikës Srpska, duke përkrahur partinë e Dodikut, kanë miratuar konkluzionet që detyrojnë Qeverinë e këtij entiteti të përgatisë një ligj për formimin e ushtrisë brenda gjashtë muajve.

“Kushtetuta e Bosnjës e Hercegovinës e thotë se ekziston një ushtri e Republika Srpska”, kishte thënë Dodik në tetor, përpara se procedura për shfuqizimin e Forcave të Armatosura të fillonte zyrtarisht.

Më 10 dhjetor, Asambleja Kombëtare e Republika Srpska miratoi konkluzionet që detyronin Qeverinë e këtij entiteti të përgatisë një ligj për krijimin e ushtrisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori