LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, kapen tre të dyshuar për vjedhje të kasafortave në bizneset në zonën e autostradës

Shqipëri, kapen tre të dyshuar për vjedhje të kasafortave në bizneset në zonën e autostradës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka kapur tre të dyshuar për vjedhje të kasafortave në bizneset në zonën e autostradës.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Autostrada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Tutje është thënë se tre persona tjerë janë vënë në kërkim dhe se është sekuestruar një armë zjarri me municion luftarak, mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, një veturë dhe tetë telefona.


Po ashtu është njoftuar se janë dokumentuar shtatë raste të vjedhjeve të kasafortave në biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta të dyshuar.

Sipas tyre të dyshuarit për këto vjedhje janë:

I. (M). B., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

E. T. (39 vjeç), i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe

E. M. (M)., 27 vjeç.

Policia ka njoftuar se në kërkim janë shpallur këta persona të cilët sipas Policisë së Shtetit janë bashkëpunëtorë të të arrestuarve:

K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

A. K., 29 vjeç;

F. D. (P.) 25 vjeç,

Po ashtu është njoftuar se u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe”.

Sipas të njëjtëve, shtatë rastet e vjedhjes dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese janë këto:

Më datë 06.06.2021, në Kodër Mëzes, në një firmë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash;

Më datë 12.08.2021, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje topografike;

Më datë 18.08.2021, në një qendër tregtare, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e magazinës ku kanë marrë një shumë parash;

Më datë 30.08.2021, në një firmë dyshohet se kanë vjedhur një shume parash;

Më datë 17.03.2021, në rrugën “Vangjel Noti”, dyshohet se kanë vjedhur disa medikamente mjekësore në një firmë;

Më datë 26.11.2021, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kasafortën në një firmë.

“Ndërkohë, nga hetimet e kryera, rezulton se njëri nga këta shtetas, konkretisht shtetasi K. A. (M)., në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar, në një banesë në zonën e Gjirit të Lalësit, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash”, thuhet tutje.