LAJMI I FUNDIT:

Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani përmes një shkrese drejtuar mediave, ka bërë të ditur se nga 27 nëntori nuk do të ushtroj më pozitën e drejtorit të kësaj klinike.

Ai ka thënë se do të dorëhiqet nga kjo pozitë për shkak të ndikimit politik dhe bordit drejtues të SHSKUK-së.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe  Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz. Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit”, ka deklaruar Lenjani.


Letra e tij e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe  Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falënderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë të mbarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori