LAJMI I FUNDIT:

Manipuloi me dokumente dhe përfitoi tender me vlerë 47 mijë euro, arrestohet gjilanasi

Manipuloi me dokumente dhe përfitoi tender me vlerë 47 mijë euro, arrestohet gjilanasi
Foto: Ilustrim

Një person në Gjilan është arrestuar dje, pasi që i njëjti më 30 shtator kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

“Me 22.11.2021 nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një kompanie i cili duke manipuluar me dokumentacion ofertues me përmbajtje të rreme kishte përfunduar si operator ekonomik fitues në një tender me vlerë 47,058.03 euro”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/