LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për gënjeshtrat

LSDM: Mickoski të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për gënjeshtrat

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski duhet të del para qytetarëve dhe të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për, siç thonë nga kjo parti, gënjeshtrat e thëna në opinion.

“Mickoski me ditë të tëra e gënjente opinionin se ka 61 vota për shumicë të re në kuvend dhe vota për mosbesimin e qeverisë. Dje këto gënjeshtra u panë që nga fillimi i seancës në kuvend”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, Mickoski dje ka shpërndarë të pavërteta për kidnapim të deputetëve dhe i njëjti publikisht tha se ka qenë i kërcënuar pikërisht nga opozita.


“Për shkak të dëshirës për pushtet, Mickoski u ul në të njëjtën tavolinë me struktura anti-NATO dhe anti-BE, parti që janë kundër konceptit për një shoqëri për të gjithë. Për këtë dështim të fundit, Mikocski nuk duhet të kërkojë alibi dhe ta bart përgjegjësinë te dikush, faji është i tij”, thonë nga kjo parti.

Në fund ata theksojnë se Mickoski duhet të turpërohet dhe të kërkojë falje qytetarëve dhe më pas të jep dorëheqje.

“LSDM bashkërisht me të gjitha forcat demokratike do të sigurojë stabilitet dhe vazhdim të përparimit të vendit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori