LAJMI I FUNDIT:

Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e së dielës kryesinë e grupit parlamentar.

Para nisjes së takimit, ai u shpreh se PD nuk kthehet në bunker për interesat e Berishës.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduar dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, tha Basha./A2/