LAJMI I FUNDIT:

Taksisti gjeti telefonin e biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha dhe e shiti në një servis

Taksisti gjeti telefonin e biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha dhe e shiti në një servis

Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt.

BalkanWeb raporton se telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar nga një taksist.

Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale.


Detaje rreth vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha
Lexo po ashtu Detaje rreth vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Pasi është identifikuar taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit.

Nga lëvizja e telefonit të viktimës, policia zbuloi dhe vendin ku ishte vrarë dhe mbuluar me zhavor e gurë Ruzhdi Hoxha. Kujtojmë se si i dyshuar për krimin është arrestuar Ferdinand alias Fredi Rrushi. Ky i fundit thuhet se ka lidhje me pjesëtarë të grupeve kriminele si H. Gj. /Telegrafi/