Xhaferi në takim me eurodeputetin Rojten, shpreson në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me eurodeputetin Tijs Rojten, i cili qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në takim është konstatuar bashkëpunimin shumëdekadësh me Parlamentin Evropian në nivele të ndryshme dhe e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme të aspiratave të RMV-së për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ai informoi se Rezoluta e sivjetme e Parlamentit Evropian dhe Raporti i Komisionit Evropian që japin pasqyrë të balancuar të gjendjeve aktuale në vend, për Kuvendin dhe institucionet shtetërore gjithmonë paraqesin orientues për zbatimin e reformave të mëtejshme”.
“E përshëndetën edhe nismën e Parlamentit Evropian si Samiti i kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të Kryetarit Sasoli dhe Dialogun Zhan Mone, me të cilët në mënyrë esenciale avancohet dialogu politik ndërmjet parlamenteve në rajon, por edhe dialogu në të gjitha parlamentet e vendeve aspiruese. Falë këtij Dialogu Zhan Mone, Kuvendi ynë është vite me radhë Kuvendi i vetëm funksional në rajon”, theksoi Xhaferi.
Ai e informoi bashkëbiseduesin për statusin aktual të marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, duke shprehur shpresë se së shpejti, do të tejkalohet kjo gjendje dhe RMV do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
“Eurodeputeti Rojten e përshëndeti rolin e Kryetarit Xhaferi në përmirësimin e kulturës demokratike në vend, e cila sipas tij, mund të paraqesë shembull edhe për disa vende anëtare të BE-së. Ai theksoi se faktorët politikë duhet ta mbajnë fokusin në reformat që na presin, ndërsa Bashkimi Evropian të përfundojë pjesën e vet të mozaikut në këtë proces. Parlamenti Evropian konsideron se premtimi i dhënë ndaj vendit moti duhej të realizohet”.
“Eurodeputetët do të vazhdojnë me anë të dialogut dhe partneritetit ti ndihmojnë Kuvendit në rrugën tonë eurointegruese, sidomos gjatë vetë negociatave për anëtarësim. Në këtë kontekst, Rojten shfaqi interes për hapat e radhës të përbashkëta të Kuvendit dhe të Parlamentit Evropian në të ardhme. Mesazhi i tij për Kryetarin ishte të vazhdojë me punën e vet të mbajtjes së dialogut politik dhe transparencës ndaj opinionit si edhe deri tani”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të RMV-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë