Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri.
Një hulumtim i New England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.
Qeveria e Shqipërise pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./Euronews Albania/