LAJMI I FUNDIT:

​Osmani priti në takim pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

​Osmani priti në takim pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate. Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Presidenca. /Telegrafi/