Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatin zgjedhor edhe për komunën e Kisella Vodës të cilën e ka fituar në rrethin e parë kandidati i OBRM-PDUKM-së Orce Georgievski si dhe fitoren e kandidatit të BDI-së Alija Jaoski për Komunën e Pllasnicës. Konfirmimi i rezultateve vjen pas mbylljes së procedurës së ankesave nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Në vendvotimin 0543 në Dibër do të ketë rivotim më 31 tetor. Kjo nënkupton se në Dibër nuk ka rreth të dytë këtë të diel. Kurse në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizare do të ketë rivotim për listën për këshilltarë komune dhe për këshilltarë të Qytetit të Shkupit. Në këto vendvotime, KSHZ-ja ka zgjedhur anëtarë të rinj.
“Tashmë janë zgjedhur. Janë zgjedhur anëtarë të rinj pasi KSHZ-ja mori vendimin dhe tani ata bëjnë trajnime për të qenë të përgatitur për votimin”, deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Institucioni për organizimin e zgjedhjeve ndryshoi edhe udhëzuesin për fletëvotimet e pavlefshme. Fletëvotim i vlefshëm do të llogaritet edhe ai që nuk posedon vulë por i plotëson të gjitha kushtet sipas Kodit zgjedhor, gjegjësisht nëse është i rrethuar numri rendor para bartësit të listës ose kandidatit dhe ku përcaktimi i votuesit mund të konfirmohet pa mëdyshje. Fletëvotim i pavlefshëm llogaritet kur nuk është plotësuar ose janë rrethuar më shumë opsione. Ky vendim heq mundësinë që të pavlefshme të llogariten edhe fletëvotimet të cilat këshillat zgjedhor harrojnë ose nuk i vulosin para se të ua japin votuesve.
“Edhe një herë apelojmë si KSHZ te këshillat zgjedhor që t’i përmbahen respektimit të nenit 109 të Kodit zgjedhor sepse përgjegjësia është e tyre”, u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Tashmë kanë përfunduar afatet për paraqitjen e personave të sëmurë dhe personave me vendim për izolim që të paraqiten për të votuar. Në bazë të numrit të të interesuarve, KSHZ-ja do të përgatisë edhe numrin e nevojshëm të trupave zgjedhor që duhet ta realizojnë votimin e tyre./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë