LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Cilësia dhe ndotja e lumenjve do të monitorohet në mënyrë digjitale

Maqedoni: Cilësia dhe ndotja e lumenjve do të monitorohet në mënyrë digjitale

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) sot e promovoi platfomrën digjitale monitoruese për përcjelljen e cilësisë dhe ndotjes së lumenjve, e cila u zhvillua në kuadër të fushatës “Bëhu i kthjellët”.

Përfaqësuesi i Institutit për studime të komunikimit, Dejan Andonov në fjalën e tij hyrëse në këtë ngjarje theksoi se të dhënat e DPHMjanë jashtëzakonisht të rëndësishme për të vlerësuar ndryshimet që ndodhin në lumenj për shkak të shkarkimeve intensive të mbeturinave, ujërave të zeza, pesticideve dhe ndotësve të tjerë të shtëpisë, bujqësisë dhe industrisë në ujërat e lumenjve.

“Qëllimi është të sigurojmë informacion mbi statusin e ujit, por edhe të dhëna për të krijuar politika të justifikuara, të qëndrueshme dhe efektive për përdorim dhe mbrojtje”, tha Adonov.


Radmilla Bojkovska nga Sektori për cilësinë e ujit në DPHM, theksoi se deri më tani kanë publikuar të dhëna për cilësinë e ujit në vend, por ato të dhëna janë vendosur në vlera numerike që nuk ishin të qarta për publikun e gjerë.

“Për këtë vendosëm të bëjmë këtë mjet në të cilin të dhënat për të gjithë parametrat që përfshihen në vlerësimin e cilësisë së gjendjes së përgjithshme fiziko-kimike të shfaqen me të gjithë parametrat e matur. Sipas ngjyrës së dhënë në aplikacion, të mund të shihet nëse uji nga ai parametër është i në gjendje të shkëlqyer, të mirë, të pranueshëm, të dobët apo në gjendje të keqe”, tha Bojkovska.

Atanas Ugrinski nga DPHM, gjatë prezantimit të platformës digjitale të monitorimit foli për gjendjen hidrologjike të lumenjve për vitin aktual.

“Nivelet e ujit në ditët e fundit shënojnë rënie pas shirave të dendur që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Në disa vende derdhën mbi 100 litra për m2. Këto janë numra që nuk janë fare të papërfillshëm dhe të nënvlerësuara. Në disa rrethana të tjera, për këto reshje të shiut do të flisnin për rrezikun e mundësisë së përmbytjes ose vërshimit të lumenjve nga shtretërit e tyre”, tha Ugrinski.

Ai gjithashtu theksoi se Liqeni i Prespës po thyen rekorde sa i përket nivelit minimal të ujit, Liqeni i Ohrit ishte në kufirin e minimumit të lejuar, ndërsa të gjithë rezervuarët artificialë në vend ishin pothuajse të zbrazët. Nga DPHM presin më shumë borë këtë dimër dhe theksuan se ata do të mbështesin mjetin e ri digjital me të dhëna të reja hidrologjike.