LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion

Arma e sekuestruar ishte modifikuar.

Zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 16:30, kanë kryer një operacion bastisje në një shtëpi në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë.

Gjatë këtij operacioni njesitet e policisë kanë arritur që të gjejnë dhe të sekuestrojnë një pushkë gjysmëautomatike (e modifikuar) dhe 3 fishekë.


Ndaj personit të dyshuar, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti është proceduar më tej, sipas rekomandimit të prokurorit të shtetit./Telegrafi/