LAJMI I FUNDIT:

Të tmerruar, pasagjerët u evakuuan: Motori i aeroplanit shpërtheu në zjarr, pasi goditi një zog të madh – gjatë ngritjes nga Atlantic City

Të tmerruar, pasagjerët u evakuuan: Motori i aeroplanit shpërtheu në zjarr, pasi goditi një zog të madh – gjatë ngritjes nga Atlantic City

Pasagjerët në një aeroplan në New Jersey bërtitën nga frika, ndërsa motori i aeroplanit u përfshi nga flakët, ndërsa po binte në pistë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i Fort Lauderdale u detyrua të ndërpresë ngritjen nga Atlantic City pasi një goditje e shpendëve duket se dëmtoi motorin e djathtë duke shkaktuar derdhje të karburantit të ndezshëm në terren.

Dhe ata që udhëtonin mund të shikonin vetëm me tmerr ndërsa prisnin udhëzimet nga ekuipazhi se çfarë të bënin më pas.


Njerëzit të ulur pranë dritareve mund të dëgjoheshin duke bërtitur ‘zjarr!’ pasi paniku u përhap shpejt në të gjithë kabinën.

Gjatë gjithë kohës, ekuipazhi i avionit Spirit Airlines mbeti i qetë ndërsa u tha pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre.

“Hapeni këtë derë dhe na lini të dalim tani!”, ka thënë një nga pasagjerët.

Para se shumë të ktheheshin në vendet e tyre, kapiteni lëshoi një urdhër për evakuim, por për të shmangur përdorimin e daljes nga anët ku motori ishte ndezur.

Ndërkohë stjuardesat i udhëzuan njerëzit të linin çantat e tyre pas.

Autoriteti i Transportit në Jersey të Jugut tha se të gjithë 109 personat në bordin e Airbus A320, 102 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, u evakuuan të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Kalo në kategori