LAJMI I FUNDIT:

Draft-dokumenti për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, sekretari i LVV-së jep sqarime për deklaratën e Bislimit

Draft-dokumenti për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, sekretari i LVV-së jep sqarime për deklaratën e Bislimit

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, është keqkuptuar qëllimshëm.

Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka dhënë sqarime të deklaratës së Bislimit.

Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia
Lexo po ashtu Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia

Ai ka thënë se në pikat kufitare në veri do të vazhdojë të jetë Policia e Kosovës vetëm se Njësia Speciale do të zëvendësohet me KFOR-in.


“Tre keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe dje në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq derisa Kosova ka pranuar një dokument të tillë, pala serbe ende jo.

Draft dokumenti është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar se negociatat do të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën në veri. /Telegrafi/