LAJMI I FUNDIT:

DPHM Maqedoni: Thatësira me intensitet më të ulët, kushtet e motit të përshtatshme për vjelje

DPHM Maqedoni: Thatësira me intensitet më të ulët, kushtet e motit të përshtatshme për vjelje

Vala e lagështisë që këto ditë e kaploi vendin, nuk do ta zgjidhë problemin me thatësinë, por intensiteti i saj në periudhën e ardhshme megjithatë do të ulet, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Sipas tyre, kushtet e motit mundësojnë vjeljen e rrushit, pemëve dhe kulturave kopshtare, por edhe korrjen e grurit i cili tashmë është pjekur plotësisht.

Rekomandimi për kultivuesit e bletëve mbetet, të bëjnë ushqyerje më intensive me ushqim të lëngshëm dhe përgatitje të familjeve për dimër.


Sipas paralajmërimeve të DPHM, moti ditët e ardhshme në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat në disa vene do të jenë më të rrëmbyeshme./Telegrafi/