LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, numër i vogël i shtatzënave të vaksinuara

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, numër i vogël i shtatzënave të vaksinuara

Asnjë shtatzënë e infektuar me COVID-19 nuk është aktualisht në Klinikën e Gjinekologjisë, por nga 210 gra sa janë aktualisht aty, vetëm 18 prej tyre janë vaksinuar.

Përkundër thirrjeve të institucioneve shëndetësore për t’u vaksinuar, numër i vogël i shtatzënave të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë janë vaksinuar.

Shkurta Dajaku e cila është në përfundim të shtatzënisë thotë se është frikësuar të vaksinohet në këtë periudhë.


“Nuk jam vaksinuar pasi jam në përfundim të periudhës së shtatzënisë. Për këtë arsye e kam parë më të nevojshëm të vaksinohem pas lindjes. Nuk jam vaksinuar pasi vaksina ende është duke u testuar dhe dua që fryti im të jetë më i shëndetshëm”, deklaroi Shkurta Dajaku për RTV Dukagjinin.

Por një tjetër grua që ka shtatzëni ka vendosur të vaksinohet, madje bënë apel edhe te gratë tjera që ta ndjekin shembullin e saj.

“Kam pasur 36 javë shtatzëni kur jam vaksinuar dhe nuk kam pasur ndonjë problem. Madje nuk kam pasur as temperaturë apo ndonjë tjetër efekt anësorë. Mua ma ka rekomanduar doktoresha dhe iu bëjë thirrje edhe shtatzënave tjera të vaksinohen”, deklaroi pacientja.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup ismajli thotë se asnjëra nga shtatzënat e vaksinuara deri më tani nuk kanë pasur ndonjë komplikim.

“Shtatzënave iu rekomandohet vaksinimi pasi rrezik shumë më të madh paraqet mosvaksinimi sesa komplikimet nga vaksinat. Asnjëra nga shtatzënat nuk kanë pasur ndonjë komplikim nga doza e parë e vaksinës”.

Aktualisht nga 210 shtatzënat e shtruara në Gjinekologji, vetëm 18 prej tyre kanë marrë të paktën njerëz dozë të vaksinës./Telegrafi/