LAJMI I FUNDIT:

Kërkonin ndihmë e para për shërim, Policia në kërkim të dy të dyshuarve për mashtrim

Kërkonin ndihmë e para për shërim, Policia në kërkim të dy të dyshuarve për mashtrim
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për raste të mashtrimit gjatë muajve prill, maj e qershor.

Sipas komunikatës për medie, mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë kohore.

“Prishtinë, 24 shtator 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (prill, maj, qershor), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të Përgjithshme, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë: Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarve: Mexhid Krasniqi, 35 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Dyshohet se këta persona përmes llogarive bankare kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale dhe portalet, duke paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dyshuarit, Mexhid Krasniqi, 35 vjeç dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga PK-ja.

“Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore. Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori