LAJMI I FUNDIT:

Tri zakone që ndikojnë pozitivisht tek fëmija gjatë rritjes

Tri zakone që ndikojnë pozitivisht tek fëmija gjatë rritjes

Nëse je prind, me shumë mundësi e di sa të rëndësishme janë vitet e para të jetës për fëmijën. Gjatë këtyre viteve keni mundësinë për të ndikuar në jetën e tyre

Ka shumë faktorë që ndikojnë në trurin e një fëmije. Megjithatë, zakone të caktuara, janë mjaft të rëndësishme për ta.

“Ne shqetësohemi për atë se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai është dikushi sot.”- Stacia Tauscher


Një studim i publikuar nga “The Lancet” u përpoq të zbulonte se si tri zakone ndikojnë në zhvillimin njohës te fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç. Bëhet fjalë për gjumin, stërvitjen dhe kohën e qëndrimit para ekranit.

Kini parasysh që:

1. Gjumi: 9 ose 10 orë
2. Stërvitja: 60 minuta aktivitet fizik i moderuar
3. Koha para ekranit: 2 orë

Më shumë se 45 pjesëmarrës u testuan për gjuhën, kujtesën, shpejtësinë dhe aktivitetin fizik.

Çuditërisht, studimi zbuloi se vetëm 5% e pjesëmarrësve plotësojnë të tre udhëzimet e mësipërme, si dhe 29% që nuk plotësonin as edhe një prej tyre.

Studimi zbuloi se fëmijët që qëndronin më shumë se 2 orë përpara ekranit çdo ditë, kanë një performancë më të keqe se fëmijët që qëndrojnë më pak se 2 orë.

Por si ta vini në zbatim këtë metodë për të mirën e fëmijës suaj?

Tri zakonet janë të thjeshta.

Gjumi nuk ka të bëjë thjesht me orët kur fëmijët flenë, por me njohjen e modeleve dhe zakoneve të veçanta të gjumit të secilit fëmijë, të cilat mund të pengojnë aftësinë për të bërë 9 deri në 11 orë gjumë.

Stërvitja është më shumë se sa thjesht të dalurit jashtë. Ajo ka të bëjë më gjetjen e llojit të ushtrimit që pëlqen fëmija juaj në mënyrë që ata ta kthejnë aktivitetin fizik në prioritet gjatë kohës që rriten.

Koha para ekranit ka të bëjë me zhvillimin e aftësisë krijuese. Ajo është koha e të mësuarit.

Dokumentarët në YouTube për kafshët, sistemin diellor, apo programe të tjera për fëmijë. Ajo që përfitojnë fëmijët në këtë rast nuk krahasohet me lojërat online.

Mundohuni t’i jepni fëmijëve përmbajtje nga më të ndryshmet, sepse ata kanë aftësinë që të thithin çdo gjë, këshillon Class.

Merrni kohën e nevojshme për të filluar zbatimin e këtyre zakoneve, të cilat do të sjellin një ndryshim të madh.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Këshilla Estetike
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori