LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, Ambasada amerikane: Vendimi i Bashës meriton respekt

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, Ambasada amerikane: Vendimi i Bashës meriton respekt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se vendimi i djeshëm i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, meriton respekt.

Në reagimin e ambasadës theksohet se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim tregon se siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në një postim në Twitter.


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekratarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë ish-kryeministri, i cili u shpreh se Basha është kërcënuar me saksione për të marrë këtë vendim, duke shtuar se ai do të vazhdojë betejën e tij.

Kundër vendimit të Bashës ka dalë edhe 6 deputetë demokratë.  Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Bujar Leskaj nuk e kanë mbështetur vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-liderin e tyre.

Ky vendim është kundërshtuar edhe nga ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli./EuronewsAlbania/