Shqipëria mund të jetë një vend me destinacione shumë të bukura turistike dhe jo vetëm. Shqipëria mund të bëhet atraksion edhe për personat që pëlqejnë ushtrinë dhe sekretet që ajo ofron.
Duke pasur të parasysh të kaluarën e Shqipërisë, ku në komunizëm u ndërtuan me qindra mijëra bunkerë, tunele dhe baza ushtarake, kjo mund të jetë një pikësynim në të ardhmen për të tërhequr sadopak turistë.
Dhe në fakt, këtë herë, është një media e huaj e cila është ndalur dhe ka konsideruar bazën ajrore të Gjadrit si një prej bazave ushtarake sekrete përreth botës.
“Baza Ajrore e Gjadrit është një bazë e kohës së komunizmit e cila është ndërtuar në një kodër në Shqipërinë Veriore”, shkruan Sofrep.
Duke filluar nga vitet 1970, kjo bazë ka qenë shtëpia e avionëve MiG dhe aeroplanëve sovjetikë e kinezë të asaj kohe. Baza e Gjadrit ishte e “varrosur” në një anë të malit dhe thuhet se brenda kishte disa tunele. Tashmë është jashtë përdorimit, por dikur ishte një labirint tunelesh, mjetesh ajrore dhe burrash që luftonin.
“Një gjë e pabesueshme për këtë bazë ishte se avionët do të fluturonin nga Gjadri nga ana e një mali. Pilotëve u është thënë se duhet të siguroheshin që të mos ktheheshin gjatë ngjitjes sepse rrezikonin përplasjen me anën e malit ku ishte vendosur baza”, shkruan më tej Sofrep.
“Banorët” kryesorë të Gjadrit ishin avionët MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Shumica e tyre qëndrojnë ende në Gjadër, por zyrtarët shqiptarë kanë menduar për shitjen e tyre. Po ashtu mendohet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të vendosen në muze të ndryshme në Shqipëri.
Baza ajrore e Gjadrit i përshtatet në mënyrë perfekte mijëra bunkereve që tregojnë realitetin e Shqipërisë komuniste. E gjithë kjo infrastrukturë u ndërtua nga Enver Hoxha, pas frikës nga pushtimi të huajve. Fluturimi i fundit nga Gjadri u krye në vitin 2004. Kur e sheh të braktisur është shumë e vështirë për të besuar se dy dekada më parë ishte e mbushur me tunele, ushtarë dhe avionë luftarakë gati për çdo moment për vendin.Megjithatë mund të ketë dritë në fund të tunelit edhe për Gjadrin pasi po mendohet që të hapet ose për turizëm ose të rikthehet për përdorim ushtarak edhe njëherë./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj tij
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë