LAJMI I FUNDIT:

Fansja e Dafina Zeqirit jetëson në trup emrin e albumit të saj të ri “Dafinë moj”

Fansja e Dafina Zeqirit jetëson në trup emrin e albumit të saj të ri “Dafinë moj”
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Ajo ka treguar se ky album është i frymëzuar nga jeta e saj personale dhe në tërësi është një dedikim për nënën e saj, Melihate Zeqirin, me të cilën edhe interpreton këngën e parë të albumit, me të njëjtin titull si albumi.

Duket se puna shumëvjeçare dhe përkushtimi për t’ua sjellë fansave këtë albumin, ua ka rritur dashurinë e fansave të Dafinës për projektin në fjalë.


Kjo pasi një fanse ka vendosur që emrin e albumit edhe ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, ku shkruhet “Dafinë moj”.

Tatuazhit, ajo i ka bashkëngjitur një kurorë, e cila është edhe simbolika e studios dhe ekipit të Dafinës, Moneyz Team.

Këngëtarja Zeqiri e ndau me ndjekësit e saj në Instagram tatuazhin e fanses së saj, përmes një fotografie, duke e etiketuar fansen dhe duke shkruar në mbishkrimin e saj: “A ka faj ktu Da-fi-na?”.

Me këtë frazë ajo i është referuar një prej këngëve të saj të fundit, “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son, e cila u publikua pak javë më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori