LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri pranon se ka qenë pre e një lidhje abuzive: Akuzohesha për tradhti dhe më fajësonin mua, nuk kisha përkrahje nga sistemi

Dafina Zeqiri pranon se ka qenë pre e një lidhje abuzive: Akuzohesha për tradhti dhe më fajësonin mua, nuk kisha përkrahje nga sistemi
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka rikthyer në fokus një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka qenë jo pak në vëmendje ditëve të fundit.

E ndikuar edhe nga rasti i fundit tragjik në Ferizaj, Dafina ka shkruar se si edhe ajo dikur ka qenë pre e një lidhje abuzive dikur në fillimet e saj.

Në një status të publikuar në InstaStory, këngëtarja e hitit “Duro” shkruan se si femrat shqiptare pas keqtrajtimit që marrin nga meshkujt – këta të fundit e arsyetojnë veprimin me dyshimet se ajo po i tradhtonte.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina thotë se njëlloj i ka ndodhur edhe në lidhjen e saj, ku është fajësuar gjithmonë në opinion ndërkohë që i dashuri i saj qëndronte me kokën lartë.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Si është e mundur. Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij “tipit” është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo “kërkoi” për këtë? Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryeraj e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua. Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës dhe gjeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurr s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite, unë pranoja komente. Përderisa ai “tipi” vazhdonte me kokën lartë i lumtur sepse kishte vëmendjen”, ka shkruar Dafina Zeqiri. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori