LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri apel prindërve: Në vend që t’ua mbyllni gojën fëmijëve me telefon, merruni me ta dhe edukojini

Dafina Zeqiri apel prindërve: Në vend që t’ua mbyllni gojën fëmijëve me telefon, merruni me ta dhe edukojini
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Rasti tragjik i vrasjes së 18-vjeçares nga partneri i saj në Ferizaj vazhdon të jetë i shumë komentuar në media hde opinionin publik.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vendosi të ngritë çështjen në fjalë përmes një statusi të ri, të publikuar në InstaStory.

Ajo iu ka bërë një thirrje prindërve të rinj se si duhet edukuar dhe socializuar fëmijët e tyre sa më shumë.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksikë – shkak i rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke u shoqëruar/socializuar me fëmijë të tjerë? Ose kur keni planifikuar ta keni një të tillë i keni thënë vetes “Dafina ka me ma rrit/me eduku fëmijën përmes Instagramit”, qesharake”, shkroi fillimisht Dafina në InstaStory.

Mozzik ka disa fjalë për rastin tragjik në Ferizaj: Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i ligë
Lexo po ashtu Mozzik ka disa fjalë për rastin tragjik në Ferizaj: Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i ligë

E njëjta vazhdoi duke shkruar se në vend që fëmijët “të hiqen qafe përmes telefonit”, prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me ta dhe t’ua dedikojnë përkushtimin e tyre.

“Në vend se me ua mbyll gojën fëmijës me telefon! Kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është mirë e çfarë keq, sidomos se si të sillet me një femër, pikë”, shkroi këngëtarja e hitit “Grazy Girl” në InstaStory.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina përndryshe ashtu si shumë kolegë të saj me shqetësim ka shprehur keqardhjen e saj për fenomene të tilla si keqtrajtimi i gruas në trevat shqiptare, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit te gjeneratat e reja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori