LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se keni mungesë zinku dhe ushqimet e pasura me këtë mineral

Shenjat që tregojnë se keni mungesë zinku dhe ushqimet e pasura me këtë mineral
(Foto: Medical News Today)

Në mënyrë që trupi ynë të funksionojë siç duhet, ai gjithashtu ka nevojë për sasi të mjaftueshme të zinkut. Mësoni se cilat ushqime përmbajnë më shumë dhe cilat janë shenjat që i tregojnë për mungesën e këtij minerali.

Zinku është një nga pesë mineralet më të rëndësishme për organizmin e njeriut, së bashku me hekurin, kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Zinku ka disa role të rëndësishme, ndër të tjera, kontribuon në aftësitë njohëse dhe kujtesën dhe e ndihmon trupin në prodhimin e një hormoni të rëndësishëm të tiroides – T3.

Ky mineral kontribuon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, ndarjen e qelizave, shërimin më të shpejtë të plagëve dhe rigjenerimin e indeve, rritjen dhe zhvillimin njerëzor në përgjithësi, prandaj është e rëndësishme që gratë shtatzëna të marrin sasi të mjaftueshme të këtij minerali të vlefshëm.


(Foto: Telegraph India)

Zinku është një nga pesë mineralet më të rëndësishme

Butakët janë nga burimet më të mira të zinkut dhe gjithashtu përmbajnë sasi të madhe të selenit që kontribuon në sintezën e hormoneve tiroide. Për të futur mjaftueshëm lëndë ushqyese në trupin tuaj, rregulli numër një është të konsumoni lloje të ndryshme të perimeve me gjethe jeshile sa më shpesh të jetë e mundur.

Llojet e ndryshme të drithërave janë gjithashtu të pasura me minerale, kurse vezët dhe algat janë gjithashtu një burim i shkëlqyer. Sasi shtesë të zinkut gjithashtu mund të gëlltiten përmes shtojcave dietike.

Edhe pse trupi nuk kërkon sasi të mëdha të zinkut, mund të ndodhë që trupit t’i mungojë. Organizmi i njeriut nuk ka aftësinë për të ruajtur sasi rezervë të zinkut, që do të thotë se është e rëndësishme të konsumoni rregullisht sasi të mjaftueshme përmes ushqimit.


Mungesa e zinkut mund të shfaqet me:

1. Puçrra, ekzema, zbokth i thatë, dermatit seborroik ose alopeci
2. Ulceracion jospecifik oral ose shtresë e bardhë në sipërfaqen e gjuhës
3. Probleme të frymëmarrjes dhe të tretjes
4. Humbja e oreksit
5. Letargji
6. Rënia e flokëve
7. Shërimi i ngadalshëm i plagëve


Meqenëse zinku i që merret nga mishi absorbohet në mënyrë shumë më efikase në trup, vegjetarianëve iu rekomandohet të konsumojnë sasi më të mëdha bishtajoreve, sojë, fasule, arra dhe ushqime me drithëra.


Dhjetë ushqimet që përmbajnë sasitë më të larta të zinkut:

1. Mishi (veçanërisht i kuq, por prapë duhet të hahet me sasi të moderuar)
2. Butakët (gaforret, karkalecat)
3. Bishtajoret
4. Farërat (kërpi, liri, kungulli ose kungulli i njomë)
5. Arra (arra pishe, kikirikë, shqeme dhe bajame)
6. Produktet e qumështit (djathë, qumësht)
7. Vezët
8. Drithërat e plota
9. Disa perime (patate, bizele, lakër jeshile)
10. Çokollatë e zezë


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori