LAJMI I FUNDIT:

U kthyen në Afganistan, talebanët parakalojnë nëpër qytetin Qalat – për të treguar forcën e tyre

U kthyen në Afganistan, talebanët parakalojnë nëpër qytetin Qalat – për të treguar forcën e tyre

Disa pamje të luftëtarëve të armatosur talebanë që marshuan në qytetin e Qalat thuhet se janë ngarkuar në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në një vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

Shumë më shumë se që ishte thënë më parë: Zbulohet se sa njerëz ishin në aeroplanin e ‘mbipopulluar’ që u nis nga Kabuli
Lexo po ashtu Shumë më shumë se që ishte thënë më parë: Zbulohet se sa njerëz ishin në aeroplanin e ‘mbipopulluar’ që u nis nga Kabuli

Reuters ishte në gjendje të verifikonte videot duke identifikuar monumentet në qytetin Qalat. Por data e saktë e kësaj pamje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.


Ndryshe, talebanët bënë thirrje për unitet përpara lutjeve të së premtes, i pari që kur morën pushtetin.

Bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me foshnjat e kaluara mbi tela nga nënat e dëshpëruara në aeroportin e Kabulit?
Lexo po ashtu Bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me foshnjat e kaluara mbi tela nga nënat e dëshpëruara në aeroportin e Kabulit?

Ata u kërkuan hoxhallarëve të bindin njerëzit që të mos largohen nga Afganistani mes kaosit në aeroport, protestave dhe raportimeve të dhunës.

Talibanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend. /Telegrafi/