Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se vendi i saj është i gatshëm që të strehojë mijëra afganë, të cilët po evakuohen nga Afganistani, pas marrjes së shtetit nga talibanët.
“Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s kemi diskutuar për situatën në Afganistan. Shqipëria është e gatshme të strehojë mijëra afganë. Kjo është një sfidë për NATO-n. Nëse Shqipëria mund ta bëjë një gjë të tillë, pse mos ta bëjnë edhe të tjerët”, shkroi ajo në Twitter.
Ministrja Xhaçka tha se strehimi i afganëve është “obligim” pasi ata kanë punuar me forcat e NATO-s.
“Ne mundemi dhe duhet të ndihmojmë. Kjo ka të bëjë edhe me të ardhmen e NATO-s aq sa është edhe mision humanitar”, theksoi ajo.
1/1 @NATO MFA's meeting discussed situation in #Afghanistan. 🇦🇱 is ready to host thousands of Afghans.This is a challenge for #NATO as a whole. If #Albania can do it, why not the rest?
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) August 20, 2021
Ministrat e jashtëm të NATO-s, pas takimit të mbajtur më 20 gusht, u bën thirrje talibanëve që të lehtësojë evakuimin e sigurt të mijëra afganëve dhe qytetarëve të huaj nga Afganistani, transmeton REL.
Së fundmi ka pasur raportime se militantët talibanë po pengojnë njerëzit që të arrijnë në aeroportin në Kabul, prej ku po evakuohen me aeroplanë luftarakë afganët dhe shtetasit e huaj.
Shqipëria është në pritje të arritjes së grupit të parë të afganëve, të cilët do t’i strehojë përkohësisht derisa atyre t’u rregullohen dokumentacionet e nevojshme për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.
Edhe Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut po ashtu kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të strehojnë afganët që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane.
Më 15 gusht, talibanët morën kontrollin e Kabulit, pasi për një javë morën nën kontroll shumicën e provincave të vendit. Militantët janë zotuar se duan një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të bazohej në parimet e Islamit. Ata po ashtu kanë thënë se nuk do të hakmerren ndaj afganëve që kanë punuar me forcat e huaja apo për qeverinë e mëparshme afgane.
Trupat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë afat që deri më 31 gusht të largohen nga Afganistani. Por, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se trupat amerikane mund të qëndrojnë përtej kësaj date, derisa të evakuohen të gjithë amerikanët nga Afganistani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj