LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Nuk është në interesin e SHBA-së të qëndrojë në Afganistan

Blinken: Nuk është në interesin e SHBA-së të qëndrojë në Afganistan

Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se stafi i ambasadës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, po largohet nga objekti dhe se ata po shkojnë drejt aeroportit.

Blinken tha për CNN se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Afganistan, raporton Reuters.

Ai deklaroi se Uashingtoni investoi miliarda dollarë në forcat e qeverisë afgane gjatë katër administratave amerikane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talibanëve, por ata nuk arritën të ndalonin përparimin e tyre.


“Fakti është se ne pamë që ato forca nuk ishin në gjendje të mbronin vendin,” tha Blinken, duke shtuar se kjo ndodhi më shpejt nga sa priste Uashingtoni.