Partitë politike në Kosovë po vazhdojnë të publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, përveç partisë në pushtet e cila ende nuk e ka bërë publik asnjë prej emrave me të cilët synon t’i futet garës.
Lëvizja Vetëvendosje është ende në shqyrtim të kandidaturave por nga kjo parti thonë se publikimi i emrave për secilën komunë është çështje ditësh. Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se periudha për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar komune përfundon më 16 gusht.
Deri tani në KQZ kanë aplikuar vetëm pesë iniciativa qytetare, një parti politike dhe dy kandidatë të pavarur.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Kjo periudhë përfundon më 16 gusht. Deri më tani kemi pranuar 8 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 5 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur”, ka thënë në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i cili ditë më parë në një intervistë për KosovaPress, ka pranuar se e ka dorëzuar kandidaturën e tij në struktura të partisë për t’i hyrë garës për zgjedhjet e 17 tetorit, thotë se publikimi i kandidaturave për secilën komunë është çështje ditësh.
“Ne jemi në kuadër te procesit të zgjedhjeve të brendshme të kandidatëve për kryetar komunash, jemi në mes të këtij procesi, tashmë ato po shqyrtohen nga kryesia qendrore para se të kalojnë për tu votuar nëpër këshillat e qendrave, besoj që shumë shpejtë, është çështje ditësh që do të publikohen kandidaturat për secilën komunë. Natyrisht do të jenë kandidatë që do të mundësojnë fitoren e madhe edhe më 17 tetor”, thotë Rrustemi.
Ndërsa, Bekim Salihu nga Instituti GAP, thotë se deri tani partitë do të duhej t’i kishin të qarta listat me kandidatë me të cilët synojnë t’i futen garës për zgjedhjet lokale.
“Besoj se janë dy arsye pse partitë politike nuk i kanë nominuar në tërësi akoma disa kandidatë, ose kandidate për kryetar komunash, arsyeja e parë është fakti qe partitë politike bëjnë sondazhe dhe e masin opinionin publik se cili kandidat ose kandidate potenicale mund të ketë avantazh në terren dhe ndoshta janë duke i pritur rezultatet e fundit në këtë drejtim, dhe arsyeja e dytë e cila mund të jetë më e rëndësishme se kjo e para ka të bëjë me moskoncensusin e brendshëm partiak se kush të udhëheq me garën nëpër komuna, pra partitë politike në disa raste në disa komuna kanë treguar ose kanë reflektuar mospajtime të brendshme lidhur me emrat potencial që përmenden për të qenë udhëheqës të garës për të marrë pozitën e kryetarit të komunës”, thotë Salihu.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Për këto zgjedhje do të mbahet fushatë zgjedhore 30 ditë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë