LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Xhaferi shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shpallur zgjedhjet lokale.

Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 17 tetor 2021.

“Sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021”, njoftoi Xhaferi.


Siç njoftoi ai, vendimi është dërguar te organi kompetent për zbatimin e zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Drejtësisë.