LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

“Unë jam i bindur se Republika e Bullgarisë është mik i yni dhe se është shumë afër dita kur edhe populli maqedonas edhe ai bullgar, do të binden se Bullgaria nuk do të jetë pengesë për Maqedoninë e Veriut”.

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Pelincë, me rastin e shënimit të 2 gushtit, ditës së Republikës.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut asnjëherë gjatë historisë nuk i ka bërë dëm asnjë shteti dhe nënvizoi se pas të ashtuquajturve lindeni i Parë dhe ai i dytë, Ilindeni i tretë nënkupton kujdes ndaj qytetarëve nëpërmjet luftës për një shtet të drejtë dhe luftës për krijimin e një jete kualitative për qytetarët, se Ilindeni i tretë nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë.


“Në këtë frymë, kjo ditë festive na fton që të vazhdojmë edhe më tej drejt realizimit të qëllimit të dytë strategjik, anëtarësimin tonë në BE. Maqedonia e Veriut gjatë historisë, me asgjë dhe askujt prej fqinjëve nuk u ka shkaktuar dëm dhe as nuk ka për qëllim ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen. Në vend të burimit të problemeve, ne u bëmë burim i ideve dhe iniciativave për zgjidhje të cilat rajonin e çojnë përpara. Ne sot me krenari jemi një prej shteteve që kundrejt bllokadave dhe rreziqet nga muret e reja, i dëgjojmë nevojat e popullit dhe thyejnë kufinj. Ne sot bashkë me fqinjët tanë ndërtojmë Ballkan të Hapur”, tha Zaev.