LAJMI I FUNDIT:

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja Benedejçiq Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja Benedejçiq Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq.

Presidenca njofton se Osmani i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadores Benedejçiq, duke potencuar se Republika e Kosovës dhe Sllovenia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.

“Sipas Presidentes Osmani, Sllovenia shërben si një shembull i mirë për t’u ndjekur nga Republika e Kosovës në rrugëtimin e vet drejtë Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të përgjithshëm si shtet dhe shoqëri demokratike. Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se pret përkrahje nga Sllovenia, si shtet i cili mbanë Presidencën e BE-së, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.


Tutje, në komunikatë thuhet se ambasadorja Benedejçiq ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen e sotme.

“Ajo ka theksuar se Sllovenia ka qëndruar përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj përgjatë gjithë kohës, dhe se ky shtet do të vazhdoj të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ajo ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.