LAJMI I FUNDIT:

Kapet shqiptari duke vozitur 187 km në orë

Kapet shqiptari duke vozitur 187 km në orë

Policia e Shtetit shqiptar gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 187 km/h në Bypass-in e Fierit, në sensin e lëvizjes Fier – Vlorë ) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.06 mg/l), njofton Policia Rrugore.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1898 drejtues mjetesh për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës, 224 për parakalime të gabuara, 212 për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit, 200 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit, 205 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.


Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 187 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

659 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa nga qytetarët kërkon që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.