LAJMI I FUNDIT:

Ky është lloji më i rrallë i personalitetit: Zbuloni nëse i përkisni ose jo!

Ky është lloji më i rrallë i personalitetit: Zbuloni nëse i përkisni ose jo!

Ka diçka shumë argëtuese tek testet e personalitetit. Pas çdo pyetjeje ti pret të mësosh çfarë tiparesh të karakterizojnë, cila është karriera ideale për ty apo cilat nga shenjat e horoskopit të përshtatet më shumë

Testet e personalitetit janë botërisht të njohura, por më i famshmi prej tyre është testi Myers-Briggs dhe sipas tij, ka një lloj personaliteti që është shumë i rrallë tek njerëzit!

Testi Myers-Briggs konsiston në një seri pyetjesh që përcaktojnë llojin e personalitetit bazuar në punën dhe teoritë e Carl Jung, themeluesit të psikologjisë analitike, shkruan Bustle.


Cili është lloji më i rrallë i personalitetit?

INFJ- që përfaqëson introvertët, intuitën, ndjesitë dhe paragjykimet. Sipas statistikave vetëm 1.5% e popullsisë i përket këtij lloji.

Njerëzit me këtë lloj personaliteti kanë tendenca të jenë introvertë dhe e përdorin gjithë energjinë e tyre për mendimet e brendshme, ndryshe nga ekstrovertët që priren të shpenzojnë energji në aktivitete argëtuese. Njerëzit që i përkasin INFJ duan të kalojnë kohë vetëm, kanë shumë intuitë dhe janë ekstremisht empatikë me të tjerët.

Ata ndjekin ndjesinë e parë që ju vjen dhe zemrën për të marrë vendime dhe logjikën e konsiderojnë të fundit. Emocionet e tyre dhe të të tjerëve janë ato që ndikojnë tek zgjedhjet që bëjnë dhe jo faktet apo objektiviteti.

Përsa i përket tiparit “paragjykues”, këta njerëz preferojnë më shumë që e ardhmja e tyre të jetë bazuar në disa plane konkrete sesa të lënë gjithçka në dorë të fatit.

Pse është ky lloji më i rrallë i personalitetit?

Sipas ekspertëve ata janë kontradiktorë. Janë njerëz introvertë, por vdesin të ndihmojnë të tjerët dhe të socializohen. Duan paqen dhe nuk ngurrojnë të mbrojnë të drejtën. Kanë besime të forta dhe shumë vlera mbi të cilat ecin në jetë.

Pika e tyre e dobët është kritika. Janë ekstremisht të ndjeshëm kur i kritikon dhe menjëherë hidhen në mbrojtje, pasi duan perfeksionizmin. Ata punojnë pa u lodhur dhe madje mund ta kalojnë kohën duke ndihmuar të tjerët. Nevojat e tyre i vendosin në fund të të gjithave.

E ndërsa tek pikat e forta njerëzit INFJ numërojnë: empatinë, dhembshurinë, kujdesin dhe sjelljen e mirë. Kanë tendencën të kenë një grup të vogël njerëzish me të cilët shoqërohen, por nëse kjo ndodh marrëdhëniet kanë gjasa të mos prishen kurrë.

Për ta zbuluar nëse i përkisni këtij grupi ose jo, klikoni këtu.

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Stil
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Kalo në kategori