LAJMI I FUNDIT:

‘Trepça’ i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 120 milionë euro që nga paslufta

‘Trepça’ i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 120 milionë euro që nga paslufta
Foto: Ilustrim

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka deklaruar se “Trepça” ka situatën më të rëndë se të gjitha ndërmarrjet publike, të cilat shumica operojnë me humbje.

Sipas saj, kombinati metalurgjik në vend se të paguante divident shtetit në të vërtetë i ka kushtuar buxhetit rreth 120 milionë euro që nga paslufta ose me një përllogaritje mbi 5 milionë euro në vit.

Ajo tregon edhe një rast kur Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arritur të bëjë auditimin për një njësi në këtë ndërmarrje për shkak të mungesë të dokumenteve që do të konstatonin gjendjen.


“Në Trepçë e kemi një situatë ndër më të rëndat në të gjitha ndërmarrjet publike kisha me thënë. Duke përfshirë këtu edhe nivelin e informatave të cilat ‘Trepça’ i ka raportuar, madje edhe faktin që herën e fundit kur e ka audituar Zyra Kombëtare e Auditimit ‘Trepçën’ për një njësi nuk ka arritur ta kryejë auditimin për arsye se nuk ka pas dokumente të mjaftueshme që ta konstatojë gjendje. Ky fakt është tejet shqetësues ndër të tjera. Edhe në ‘Trepçë’ e kemi një situatë ku në vend se ‘Trepça’ me gjithë potencialin e saj që e ka të arrijë jo vetëm të operojë dhe të mbajë veten por të ketë edhe devidentë për të paguajë në buxhetin e Kosovës. ‘Trepça’ ka krijuar humbje vazhdimisht, ‘Trepça’ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 50 milionë vetëm gjatë 10 viteve, llogaritet që 120 milionë nga buxheti i Kosovës kanë shkuar në ‘Trepçë’ që prej pasluftës. Është një shifër marramendëse që nuk do të ishte kështu sikurse ‘Trepçën’ ta kishim në gjendje çfarë mund të jetë, në një ndërmarrje të suksesshme”, deklaroi Rizvanolli.

Disa herë punëtorët e “Trepçës” kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori