LAJMI I FUNDIT:

Fatkeqësia në Evropën Perëndimore: Të paktën 150 të vdekur, mbi 1000 të zhdukur

Fatkeqësia në Evropën Perëndimore: Të paktën 150 të vdekur, mbi 1000 të zhdukur

Gjermania dhe Belgjika janë ende duke luftuar me përmbytjet katastrofike që morën 150 jetë njerëzish, dhe fati i rreth 1000 njerëzve ende nuk po dihet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ai ishte “shtangur” nga shkatërrimi që shkaktoi stuhinë.

Vetëm në një shtëpi pleqsh, 12 persona humbën jetën. Hidrologia Hana Kloke tha se katastrofa ishte një “dështim i sistemit epokal”, pasi paralajmërimi i përmbytjes u lëshua në kohë. Ekspertët tani paralajmërojnë se katastrofa si kjo janë pasojë e ndryshimit të klimës, raporton france24.


Autoritetet në rrethin e Rhine-Zig, në jug të Kolnit, kanë urdhëruar evakuimin e një fshati pranë rezervuarit Steinbach për shkak të rrezikut të shpërthimit të një dige. Gjithsej 4,500 njerëz u evakuuan. Ende nuk dihet se kur do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.

Inxhinierët dhe zjarrfikësit natën e kaluar nxorrën ujë nga liqeni dhe kështu ulën nivelin e ujit me rreth 2 centimetra.

“Situata është tani e qëndrueshme, por jo jo kritike”, thanë autoritetet lokale.

Banorëve që jetojnë përgjatë lumit Wupper u është thënë të largohen menjëherë nga zona.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Hollandës pasi uji shpërtheu në argjinaturat, raporton reuters.

Kryeministri holandez, Mark Rutte shpalli një katastrofë kombëtare në provincën jugore të Limburg, e cila ndodhet midis zonave të përmbytura në Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikën.

“Ka një vrimë të madhe në argjinaturë… Lëreni menjëherë shtëpinë tuaj dhe shkoni në siguri,” njoftuan shërbimet e urgjencës në Mersen. Familjeve iu tha që të fiknin energjinë elektrike dhe gazin.

Ushtria më vonë arriti të forconte argjinaturën afër Mersen, por urdhri i evakuimit mbeti në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori