LAJMI I FUNDIT:

Nga sot të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç mund të aplikojnë për vaksinën kundër COVID-19

Nga sot të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç mund të aplikojnë për vaksinën kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.

Po ashtu MSh-ja ka treguar edhe hapat që aplikuesit duhet t’i ndërmarrin për të ndarë terminin për vaksinim kundër COVID-19.

Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/).


➡ Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

➡ Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

➡ Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

➡ Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

➡ Hapi 4

Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

➡ Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

➡ Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

➡ Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

➡ Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

➡ Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

➡ Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

➡ Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

ℹ INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2. Për informata rreth vaksinës

3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

Telegrafi.