DokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave të kategorive garuese për edicionin e 20-të, jubilar, që do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht.
Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre Kosovare, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.
Nga përzgjedhja e pasur dhe e larmishme e filmave në konkurencë, ne jemi të kënaqur të mirëpresim një sërë kineastësh me punimet e tyre të reja dhe jemi njëlloj të entuziazmuar të prezantojmë disa nga zërat e rinj më të mirë dhe të ndritshëm të kinemasë, me filmat e tyre debutues.
DokuFest gjithashtu publikoi temën e festivalit që përmban tre fjalë, Re:set Re:mix Re:act, me një nocion qendror që në të vërtetë janë shkronjat RE në rrënjën e këtyre fjalëve. Kështu, festivali do të përpiqet të eksplorojë aspekte të shumëta tē këtyre fjalëve në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe riimagjinon veten në një situatë të re. Një numër filmash gjithashtu do të jenë në linjë me temën dhe ne jemi të ngazëllyer për të gjetur mënyra për ta sjellë audiencën tonë në bashkëbisedim rreth temës. Tema do të reflektojë gjithashtu në identitetin vizual dhe kampanjën promovuese, e që do të shpaloset në ditët në vijim.
Në sajë të përmirësimit të situatës me Covid-19 në Kosovë, të gjithë filmat në garë pritet të kenë shfaqjet e tyre në kinematë me audiencën. Një numër i zgjedhur filmash do të paraqiten gjithashtu edhe në platformën online të festivalit.
Përveç programit të shpallur tashmë që feston 20 vjetorin e festivalit, të titulluar 20 For 20: Replay, si dhe programin e filmave që kanë të bëjnë me muzikë, me titull Sonic Experiments: Music on Film, DokuFest do të vazhdojë të bëj publike programe të tjera nga lista e tij e plotë në ditët në vijim.Edicioni i 20-të i DokuFest zhvillohet nga 6 deri më 14 gusht në të gjithë qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online.
“Ne jemi të entuziazmuar që po kthehemi me një tjetër program eklektik që sigurisht do të habisë, mahnitë, prekë dhe do të nxisë audiencën tonë,” thotë Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest-it. “DokuFest vazhdon të jetë i përkushtuar në sjelljen e më të mirës së kinemasë
botërore në Prizren dhe në Kosovë, dhe të jesh në gjendje të prezantosh edhe një herë vepra me cilësi të jashtëzakonshme, si nga kineastët në zhvillim, ashtu edhe nga mjeshtrat, përbën një dhuratë të shkëlqyer në këto kohëra të çuditshme dhe të vështira.”
PROGRAMET GARUESE:
BALKAN DOX
INT’L DOX: FEATURES
INT’L DOX: SHORTS
INT’L SHORTS
NATIONAL
HUMAN RIGHTS DOX
GREEN DOX
TRUTH DOX
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?