LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Thaçi e Veseli s’kanë ndikuar në zgjedhjen e kryetarit të PDK-së

Krasniqi: Thaçi e Veseli s’kanë ndikuar në zgjedhjen e kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se dy ish themeluesit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë qenë fare të përfshirë në vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Ai  tha pozita e Thaçit dhe Veselit nuk ua lejon atyre përfshirjen, edhe po të kishte vullnet.

“Veseli e ka shkëputur aktivitetin e tij politik, qysh në ditën kur ka udhëtuar për në Hagë dhe beteja e tij dhe të tjerëve është beteja për drejtësi, për të dëshmuar dhe vulosur pafajësinë e tyre por edhe pastërtinë  e UÇK-së dhe është normale që ata i mungojnë PDK-së dhe nuk janë në asnjë formë apo mënyrë të involvuar, sepse është e pamundshme edhe po të kishte vullnet”.


“Ata janë larguar nga politika, sepse ashtu e don edhe procesi dhe ashtu është edhe fokusi i tyre. Nuk jam konsultuar dhe nuk duhet as të ketë konsultim, ne jemi këtu jo për t’i dëmtuar ata, por për t’i ndihmuar nëse mundemi duke bërë punë të mira për vendin dhe për PDK-në. Ajo është e qartë, Thaçi edhe kur ka qenë këtu ka qenë i shkëputur prej partisë, absolutisht nuk janë të involvuar në politikë, e as në parti sepse situata në të cilën gjenden e pamundëson këtë punë”, tha Krasniqi, në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi tha se garës për kryetar të PDK-së, i hyri sepse e ndjente obligim që ta ndihmojë partinë në këtë periudhë.

“E ndjeva obligim që jo domosdoshmërisht ta marr këtë barrë të rëndë, e cila nuk është e lehtë dhe nuk është marre të pranohet që jemi në situatën më të vështirë në të cilën kemi qenë  që nga themelimi si parti politike edhe në kuptimin empirik të numrit të votave, dihet. Kam 18 vite aktivitet në PDK, kam rrugëtuar gjatë në të gjitha nivelet e organizimit prej kur kam qenë 24 vjeç. Kam pasur fatin të punoj edhe me ish kryetarin Thaçi dhe ish kryetarin Veseli dhe përmes angazhimit tim jam zgjedhur deputet në 6 mandate dhe ministër për dy mandat, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për 5 vite dhe përmes këtij angazhimi  dhe kam qenë në situata të rëndësishme, duke përfshirë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Prandaj nëse sot gjendemi në pozitë të vështirë duhet të shohim kah e kaluara me fokus për të ardhmen”, u shpreh Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori