LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: S’ka drejtësi të plotë pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Krasniqi: S’ka drejtësi të plotë pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burgim të serbit Zoran Vukotiq, për krime lufte në Kosovë.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime.

“Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari”, shkroi ai.


Tutje tha se, duhet inkurajuar organet e drejtësisë që të mos ndalen…

“Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit”, u shpreh Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë./Telegrafi.