LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi falënderon delegatët për votën: Do të bëj gjithçka që duhet që PDK të rikthehet aty ku i takon, si partia më e fuqishme

Krasniqi falënderon delegatët për votën: Do të bëj gjithçka që duhet që PDK të rikthehet aty ku i takon, si partia më e fuqishme

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar të gjithë delegatët e Konventës së Dhjetë të PDK-së, për besimin e dhënë, për të udhëhequr partinë në dy vitet e ardhshme.

Krasniqi thotë se duhet respektuar të kaluarën, por gjithmonë duhet shikuar kah e ardhmja.

“Familja jonë e përbashkët politike po nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit. Por, gjithmonë duke shikuar kah e ardhmja”, thotë ai.


Më tej, ai ka shtuar se “PDK është parti e njerëzve të mirë të Kosovës – e çlirimtarëve e patriotëve, intelektualëve e vizionarëve, mësuesve e profesorëve, mjekëve e infermierëve, artistëve e sportistëve, ndërmarrësve e mërgimtarëve, fermerëve e punëtorëve, grave e burrave që synojnë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet që i bën krenarë”.

“Do të bëj gjithçka që duhet – që PDK të rikthehet aty ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë për vendin. Si adresa politike kryesore për qytetarët tanë”, thotë ai.

“Dhe për të arritur këtë qëllim, e konsideroj fundamental unitetin tonë të rikonfirmuar sot për rrugën para nesh, për nevojën e çlirimit dhe mobilizimit të potencialit tonë të brendshëm dhe bashkëdyzimit të tij me vlerat dhe energjitë e reja që do bashkohen me ne në këtë projekt të ri politik për PDK-në”.

Ndryshe, Në Konventën zgjedhor të PDK-së morën pjesë 476 delegatë, shtatë prej të cilëve ishin kundër zgjedhjes së Krasniqit, kurse një delegat abstenoi gjatë votimit. /Telegrafi/