Kryetari i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar se brenda muajit do të zgjedhin edhe kryesinë e re të PDK-së.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se në rrugëtimin për reformim të PDK-së do të jetë edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.
Ai është zotuar për opozitë aktive, meqë sipas tij qeveria aktuale është e zbehtë dhe pa rezultate.
Pas përfundimit të konventës zgjedhore, Krasniqi para medieve ka thënë se sot është rikonfirmuar uniteti dhe demokratizimi në parti.
“Unë do të punojë qysh sot në krijimin e ekipit të ri ekzekutiv të PDK-së. Nuk do të jap një datë, por nuk ta vonojë shumë, padyshim që do të ndodhë shumë shpejt. Brenda këtij muaji po se po, por më shpejt se aq.
Zgjedhjet lokale janë padyshim fokus shumë i rëndësishëm, ne kemi filluar me prezantimin e disa kandidaturave dhe do të vazhdojmë me kandidaturat e reja. Pastaj deri më datën 17 gusht do t’i kemi të gjithë kandidatët edhe për asamble. Në mënyrë që t’ua shfaqim drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës ofertën tonë të re, e që do të jetë përfaqësuese për secilin prej tyre”, ka deklaruar ai para medieve.
Derisa theksoi se opozitarizmin karshi qeverisë Kurti do ta kenë aktiv.
“Unë ju siguroj që opozitarizmin tonë do ta kemi aktiv e jo destruktiv, kritik por jo pengues. Do ta kemi në funksion të korrektimit të kësaj qeverie krejtësisht apatike, e cila e ka treguar saktë se çfarë qeverie është për 100 ditë. Me qeverisjen e PDK-së nuk mund të krahasohen, është më e zbehtë dhe më pa rezultate se qeverisjet e kaluara. Kështu që ne do ta luajmë rolin tonë opozitar në një mënyrë që do të jetë në përputhje me pritjet dhe kërkesat e qytetarëve”, u shpreh ai.
Krasniqi e bëri të ditur se në rrugëtimin për reformim të PDK-së do të jetë edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.
“Pa dyshim që Vlora Çitaku është një nga bashkëpunëtoret e mia të hershme, të parat. Përveç që ne njihemi shumë para angazhimit tonë politik edhe fakti që kemi edhe respekt të ndërsjellë, të jashtëzakonshëm, ne kemi rrugëtuar politikisht bashkë për shumë vjet.
Kemi pasur fatin që të marrim përgjegjësi institucionale pothuajse në kohën e njëjtë. Jemi zgjedhur bashkë deputet në vitin 2007 dhe krejt rrugëtimin tonë politik e kemi të përafërt dhe shumë bashkëpunues. Unë shpresoj shumë dhe pres që Vlora të jetë ndër shtyllat kryesore të vizionit tonë të ri dhe kapitullit të ri politik”, ka thënë ai.
Memli Krasniqi u zgjedh sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. 469 delegatë të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së kanë votuar pro tij, ndërsa shtatë të tjerë nuk e kanë përkrahur kandidaturën e Krasniqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë